"S'ka kthim mbrapa"- Bajqinovci e merr me të mirë Kurtin pasi s'e kandidoi për Prishtinën, i shkon në zyrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ka kthim mbrapa”- Bajqinovci e merr me të mirë Kurtin pasi s’e kandidoi për Prishtinën, i shkon në zyrë

    Insajderi
    22 July 2025 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka shkuar në zyrë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që është edhe shef i partisë së të parit.

    Bajqinovci ka shpërndarë në ‘Facebook’ dy fotografi nga Zyra e Kryeministrit, me një mbishkrim trimëror, shkruan Insajderi.

    “Në takim me Kryeministrin. S’ka kthim mbrapa”, ka shkruar Bajqinovci.

    Ky reagim vjen në kohën kur Bajqinovci, i cili kishte pretendime për Komunën e Prishtinës, u shfaq si i “hidhëruar” pas kandidimit të Hajrulla Çekut për kryetar të kësaj komune nga radhët e LVV’së.

    Bajqinovci është në mesin e zyrtarëve të paktë të LVV’së që, të paktën publikisht, s’kanë shprehur urime për kandidaturën e Çekut në Prishtinë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark