S’ka kuorum, Kuvendi dështon të miratojë strategjinë për energjinë 2022-2031 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    S’ka kuorum, Kuvendi dështon të miratojë strategjinë për energjinë 2022-2031

    Insajderi
    22 December 2022 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë strategjinë për energjinë për periudhën 2022-2031.

    Vetëm 58 deputetë votuan për, përkundër që prezentë në sallë ishin 73 deputetë.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e re plenare, ku mes tjerash do të hidhet në votim edhe strategjia për energjinë e cila është e hartuar nga Qeveria e Kosovës.

    Gjatë shqyrtimit të strategjisë në Kuvend, partitë opozitare e kritikuan atë duke quajtur të mangët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark