“S’ka ndryshe për ata që vrasin gratë” – reagon vëllai i Gjyljeta Ukellit pas vendimit për burgim të përjetshëm ndaj Edmond Lajçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ka ndryshe për ata që vrasin gratë” – reagon vëllai i Gjyljeta Ukellit pas vendimit për burgim të përjetshëm ndaj Edmond Lajçit

    Insajderi
    09 June 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpat Ukella, vëllai i Gjyljeta Ukellës, e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Lajçit.

    Përmes një postimi në Facebook, Ukella tha se vendimi i Apelit është një formë lehtësimi për dhimbjen e familjes së tyre.

    “Gjykata e Apelit e tha vendimin final që s’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan. Për ne si familje, ky vendim na ka lehtësuar sadopak dhimbjen që ndiejmë për motrën tonë dhe falënderojmë organet për vendimin e marrë”, shkroi ai.

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, duke e cilësuar të drejtë dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin. Apeli gjithashtu ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark