S’ka rinovim të kontratës, Alaba pritet të kalojë në këtë klub - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    S’ka rinovim të kontratës, Alaba pritet të kalojë në këtë klub

    Insajderi
    16 September 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi austriak, David Alaba mund të largohet nga Real Madrid verën e vitit 2026.

    33-vjeçari ka pasur probleme me lëndime në sezonet e fundit dhe ka humbur kontinuitetin në formacionin e parë.

    Kontrata e Alabas skadon në qershor, dhe nuk ka sinjale për rinovim nga klubi madrilen.

    Sipas mediave turke, një destinacion i mundshëm për Alaban është Fenerbahçe, që i ofron një rol kryesor në mbrojtje dhe një kontratë tërheqëse.

    Real Madrid nuk do ta pengojë largimin e tij, duke e konsideruar se kjo fazë e karrierës së Alabas është përfunduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark