×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    S’ka shkarkime-Agim Aliu bashkudhëheq Ferizajn me të akuzuarit për korrupsion

    Insajderi
    22 May 2024 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre zyrtarë të lartë Komunës së Ferizajt janë duke u përballur me drejtësinë. Lulzim Aliu nënkryetar i Komunës akuzohet për korrupsion te detyrës zyrtare, kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi për veprën kanosje, ndërsa U.D i Udhëheqëse e Prokurimit, Arbërie Topalli po ashtu për korrupsion. Megjithatë, kryetari i Ferizajt nuk ka shkarkuar asnjërin nga ta. Të tre po vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre.

    Gazeta Insajderi

    Personat që mbajnë pozita kyçe në Ferizaj kanë probleme me drejtësinë, por që kryetari i kësaj Komunë ka vendosur ta vazhdojë bashkëudhëheqjen me të akuzuarit për korrupsion.

    Të pyetur nga Gazeta Insajderi se a do të shkarkohen personat e lartpërmendur nga zyra e informimit në Ferizaj janë përgjigjur se aktakuza e ngritur ndaj tyre nuk është gjatë qeverisjes se tyre.

    Sa i përket pyetjes tuaj në lidhje me të apostrofuarit dhe aktakuzën e tyre, një gjë duhet të kemi parasysh siç e dini edhe ju parimin e drejtësisë atë të prezumimit të pafajsisë, këtë drejtë e kanë të garantuar me ligje të Republikës së Kospvës, që vlenë për të gjithë personat në fjalë.  Aktakuza në fjalë vlenë të cekët që nuk ka të bëj për kohën e qeverisjës së Kryetarit Aliu, por i përket kohës së qeverisjës së ish kryetarit Sfarqa dhe ish drejtorit të Urbanizmit, zoteri Faik Grainca“, theksohet në përgjigje.

    Tutje aty theksohet se personat janë të pafajshëm në bazë të ligjit.

    Në fund ne u besojmë në plotëni institucioneve të drejtësisë, deri në aktgjykimin e plotfuqishëm të gjykatës, të gjithë personat në fjalë ligji i konsinderon të pafajshëm”, thuhet në përgjigje.

    Për çka akuzohen zyrtarët e Komunës së Ferizajt?

    Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulizim Aliu me 8 maj ka dal para gjykatës në seancë fillestare së bashku me të akuzuarit e tjerë për korrupsion.

    Ai po akuzohet, se në cilësi të drejtorëve të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, e për vepër të njëjtë dhe në cilësi të zyrtarëve po të kësaj drejtorie po ngarkohen edhe Ramadani, Tahiri dhe Musliu.

    Aliu para gjykatës nuk kishte pranuar fajësinë.

    E kam kuptuar aktakuzën, jam konsultuar edhe me avokatin mjaftueshëm. Nuk e pranoj fajësinë për veprën penale me të cilën akuzohem, nuk e ndjej vetëm fajtor”, kishte deklaruar i akuzuari Aliu.

    Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri Lulzim Aliu, gjatë vitit 2017, si person zyrtar – drejtor për Urbanizëm dhe Mjedis në Komunën e Ferizajt, ka keqpërdorur detyrën zyrtare ngase nuk ka ndërmarrë veprimet për ekzekutimin e konkluzës të Inspekcionit të Ndërtimtarisë për rrënimin e mbindërtimit të katit të pestë të objektit banesor të investitorit “Hit Imperial” .

    Edhe U.D i Udhëheqëse e Prokurimit, Arbërie Topalli po ashtu po akuzohet për korrupsion së bashku me katër zyrtarë të tjerë.

    Pika II  e aktakuzës i ngarkon të pandehurit Arbërie Topalli, Arbnora Sjediu dhe Hajrush Leka sepse më 27 shtator 2019, në Ferizaj se si anëtarë të komisionit për vlerësimin e ofertave në ritenderin “Pjesëmarrja në ngritjen e zhvillimit të bizneseve“ të Komunës së Ferizajt, në kundërshtim LPP-në, kishin rekomanduar komisionit të lartcekur që të lidh kontratë me operatorin ekonomik “Altinn” Sh.p.k, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në tender, pasi që ka paraqitur referencë të falsifikuar.Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga nen 414 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës.

    Ndryshe nga këta Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Xhavit Zaqriqi, para Gjykatës ka dal për një rast “Kanosje”.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje lidhur me rastin në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark