"S’ka stacion te Xhamia e Llapit për autobusët nga Podujeva" - thotë prerazi Komuna e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ka stacion te Xhamia e Llapit për autobusët nga Podujeva” – thotë prerazi Komuna e Prishtinës

    Insajderi
    19 August 2025 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, ka bërë të ditur se kërkesa e Shoqatës së Transportit të Autobusëve të Podujevës është e papranueshme.

    Lushaku tha se qarkullimi i autobusëve brenda kryeqytetit nuk do të lejohet, po ashtu bëri të ditur se edhe kërkesa për ndalim te “Xhamia e Llapit” nuk do të aprovohet.

    “Komuna do të vazhdojë bashkë me inspektoratin e saj dhe Policinë që të marrë masa ligjore ndaj të njëjtëve dhe kësisoj qarkullimi brenda kryeqytetit nuk do të lejohet assesi, kthimi nga stacioni i ashtuquajtur ‘Xhamia e Llapit jo se jo’. Jemi duke tentuar që kërkesat tjera t’i plotësojmë, këtë e them që do të ketë mundësi që të dialogohet për dy pika që janë taksitë ilegale që janë preukopim ynë dhe kërkesë e tyre dhe pika tjetër është që disa linja tjera që i ka të kontraktuara Komuna të mos kalojnë në territorin e Podujevës”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark