"S’ka të lënduar as të vdekur", Katari thotë se e ka rrëzuar raketat e Iranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “S’ka të lënduar as të vdekur”, Katari thotë se e ka rrëzuar raketat e Iranit

    Insajderi
    23 June 2025 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar “me sukses” një sulm raketor që synonte Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, duke shtuar se sulmi nuk rezultoi me vdekje ose lëndime.

    Shteti i Katarit e ka dënuar ashpër sulmin e Gardës Revolucionare të Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid.

    “Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ne theksojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të barabartë me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni”, ka thënë Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, përmes një postimi në X, përcjell Insajderi.

    Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se kanë mbyllur hapësirat ajrore, pas shqetësimeve për hakmarrje iraniane, si pasojë e sulmeve amerikane të një dite me parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark