"S'ka të ndalur" – Trump shkarkon kreun e Agjencisë së Sigurisë të SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “S’ka të ndalur” – Trump shkarkon kreun e Agjencisë së Sigurisë të SHBA-së

    Insajderi
    04 April 2025 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Trump ka shkarkuar Gjeneralin Timothy Haugh, kreun e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) dhe Komandës së Sigurisë Kibernetike të SHBA-së, pas një takimi me aktivisten e krahut të djathtë, Laura Loomer.

    Ajo ka kërkuar që Trump të largoje disa punonjës që dyshonte se nuk mbështesnin plotësisht axhendën e tij.

    Në një postim në X, Loomer ka akuzuar Haugh dhe zëvendësen e tij, Wendy Noble, për pabesi ndaj presidentit Trump, duke thënë se ky ishte arsyeja e shkarkimit të tyre.

    Shkarkimet e raportuara janë të lidhura me një incident të muajit të kaluar, kur një gazetar u shtua aksidentalisht në një bisedë të Sigalit për sulmet ushtarake në Jemen, raporton BBC News, transmeton Insajderi.

    Pavarësisht se Gjenerali Haugh nuk ishte pjesë e bisedës, ai dëshmoi për këtë çështje para Kongresit. Disa funksionarë të tjerë, si Brian Walsh dhe Thomas Boodry nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu u shkarkuan.

    Trump ka mbështetur Loomer dhe ka thënë se e dëgjon atë dhe merr vendime pas këshillave të saj. Në një intervistë telefonike, Loomer tha se takimi me Trump ishte konfidencial dhe e kritikon prishjen e besimit përmes rrjedhjes së informacionit.

    Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e kontrollit të fortë të sigurisë për të mbrojtur presidentin dhe sigurinë kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark