Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka “thumbuar me fjalë” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para gazetarëve pas takimit të tyre me kryeparlamentarin kosovar, Glauk Konjufca.
Rama është pyetur për opinionin e tij në lidhje me Kurtin, por ai refuzoi të komentonte, duke thënë: “S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”.
Rama do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një turi dyditor ballkanik që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit.