‘S’kam patur vullnet të jetoj’, Arta rrëfen periudhën e vështirë të jetës – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ‘S’kam patur vullnet të jetoj’, Arta rrëfen periudhën e vështirë të jetës

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja, Arta Kabashi ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e lojës në Big Brother VIP Albania 3.

    Ajo është përfshirë në diskutime, ku nuk kursehet aspak ndaj banorëve.

    Së fundmi në një bisedë me disa banorë në oborrin e shtëpisë ka folur për një periudhë të vështirë emocionale.

    Artistja shqiptare tregon se dikur nuk ka pasur vullnet të jetojë, por që më pas ka kërkuar për lumturinë dhe se tani ndodhet në një vend të qetë.

    “S’kam pasur vullnet të jetoja. Edhe kam thënë në rregull, dua të jem e lumtur. Thjesht dua të gjej një mënyrë se si të jem e lumtur. Mund të tingëlloi klishe, por ia kam dalë. E kam kuptuar që rrethanat nuk kanë të bëjnë asgjë me lumturinë tënde, gjithçka është në mendje dhe shpirt. Nuk duhet me prit për askënd që me iu rregullu rrethanat në jetë dhe me thënë në rregull. Tani jam e lumtur”, u shpreh ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark