Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir, është arrestuar të martën nga policia civile spanjolle pasi është duke u dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje.
Kështu ka raportuar mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Pas arrestimit, Mir u transferua në qelinë e selisë së Gardës Civile të Valencias në rrugën Calamocha.
Mësohet se spanjolli do të paraqitet para gjykatës të mërkurën.
27-vjeçari në afatin kalimtar të kësaj vere u huazua për një vit te Valencia nga Sevilla.
Skuadra e Valencias e ka edhe opsionin e blerjes në fund të edicionit për pesë milionë euro./Express/