×
  • Lajme
  • Analiza

    Skandal: E tradhtoi dhe rrahu gruan, Gjykata në Mitrovicë jep dënim qesharak me nga 2 orë punë në komunitet

    Insajderi
    09 November 2021 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ARDIT DRAGUSHA

    Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri ka dënuar burrin me iniciale K.H. nga një fshat i Vushtrrisë për lëndimin trupor që ia ka shkaktuar gruas së tij, me gjashtë muaj burg, dënim ky që është zëvendësuar me punë në dobi të përgjitshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë, me gjyqtar të vetëm Ferki Xhaferi, ka dënuar të akuzuarin K.H, me vetëm 170 orë punë në dobi të përgjithshme, nga 2 orë punë në ditë, për rrahjen e gruas së tij.

    Sipas aktakuzës, në prill të vitit të kaluar, i dënuari K.H, pa kurrfarë arsye kishte filluar ta godiste gruan e tij në kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime për të cilat është kërkuar treatman në Spitalin e Vushtrrisë.

    Në raportin mjekësor thuhej se e dëmtuara kishte marrë lëndime të lehta trupore në formë të ndrydhjes së indeve të buta në kokë dhe në krahë, e të cilat lëndime janë të karakterit të përkohshëm për shëndet.

    I akuzuari K.H, në seancën e mbajtur me 1 nëntor të këtiji viti kishte pranuar fajësinë, teksa Gjykata dhe Prokuroria e kanë vlerësuar këtë fakt si rrethanë lehtësuese.

    Gjykata në zëvendësimin e dënimit me burgim në urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, sipas arsyetimit mori parasysh faktin se i pandehuri është mbajtës i familjes, kujdeset për tre fëmijët e tij, i njëjti është penduar për veprën e kryer si dhe nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës penale pasi që nuk jetojnë më bashkë me të dëmtuarën. Në këto rrethana, gjykata vlerësoi se individualizimi i dënimit në këtë mënyrë është në harmoni edhe me qëllimin e dënimit si në nenin 38 të KPRKsë.

    Gjyqtari Ferki Xhaferi, ndërkohë si rrethanë rënduese ka potencuar faktin që i akuzuari K.H, veprën penale e ka kryer kundër anëtarit të familjes, ka qenë i dënuar më parë për vepër penale, vepra është kryer me dashje dhe ka prodhuar pasojën jurdike të divorcit nga gruaja dhe braktisjen e dy fëmijëve.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë Gjykatën Themelore të Mitrovicës, degën e Vushtrrisë në lidhje me këtë rast, por kontakti ka qenë i pamundur./Insajderi.org/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark