“Skandal”, kritikohet bashkorganizimi i manifestimit të Pavarësisë mes Konsullatës së Kosovës dhe organizatës fetare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Skandal”, kritikohet bashkorganizimi i manifestimit të Pavarësisë mes Konsullatës së Kosovës dhe organizatës fetare

    Insajderi
    18 February 2025 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), e ka vlerësuar si skandaloz organizimin e manifestimit për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të Konsullatës së Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare.

    Kryeziu ka thënë se Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare e jo fetare.

    Konsullata e Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare, paska organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani. Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

    Sipas Kryeziut, ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit.

    “Ka po shkon ky vend me ambasadorë e konsuj që nuk e dinë as vetë se çfarë përfaqësojnë dhe cili është misioni i tyre?”, ka vazhduar Kryeziu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark