
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kundërshtuar versionin e projektligjit për paga që po qarkullon nëpër media. Një kopje thotë Jashari e kanë është ata por jo zyrtarisht.
Sipas Jasharaj ky projektligj ka tendencë për t’i ulur pagat e jo për t’i rritur ato siç kishin kërkuar.
“Ende nuk kemi marr diçka zyrtare nga komisioni i ngritur nga ministri Sveçla. Është një tendencë jo për ngritje por për ulje të koeficientin për nivelin arsimor pastaj nuk do të ketë ngritje të pagave”.
Madje skandali më madh është edhe një pjesë e këtij projektligji për pagat për mësimdhënës ku kanë bërë të kundërtën e asaj çka i është kërkuar nga sindikata.
“Madje një keqe e madhe që është edhe ironike në këtë version është se version i dikurshëm bënte dallimin mes mësuesve 1-5 dhe 6-9. Ne kemi kërkuar që koeficienti i mësuesve të barazohet por ata kanë bërë të kundërtën kanë ulur koeficientin e mësimdhënësve te mësimit lindor. Ulje te tjera vërehet edhe në pozita te tjera. SBASHK-u e kundërshton dhe nuk e pranon versionin e tillë”, tha Jasharaj në një prononcim për Gazetën Insjaderi.
Sipas këtij projektligji, paga do t’i rritet edhe kryeministrit Albin Kurti Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, po jo zyrtarisht thuhet se ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.
Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.
Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij./Gazeta Insajderi/