Skandal në Euro: Publikohet një video tronditëse duke u rrahur brutalisht një tifoz në ndeshjen Portugali-Slloveni - Insajderi
×
  • Sport
  • Euro 2024

    Skandal në Euro: Publikohet një video tronditëse duke u rrahur brutalisht një tifoz në ndeshjen Portugali-Slloveni

    Insajderi
    04 July 2024 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar një video e regjistruar në një ndeshje të Euro 2024 në Frankfurt në të cilën tre roje sigurie mbajnë një tifoz ndërsa një i katërt e godet me grushte dhe shqelma.

    Rasti tani është duke u hetuar nga policia gjermane.

    Videoja është publikuar në mediat portugeze dhe ngjarja ka ndodhur në tunelin që të çon në fushën ku Portugalia luajti kundër Sllovenisë të hënën, shkruan Sky News .

    Në fillim të videos shihet se si rojet e sigurisë e kanë mbajtur një person në dysheme me fytyrë poshtë, ndërsa tjetrin e kanë shtypur për mur dhe e rrahin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark