×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Skandal në Greqi/ Deputeti rreh punonjësin e aeroportit, i publikohet videoja

    Insajderi
    04 July 2024 - 13:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i partisë Demokracia e Re Lefteris Avgenakis dhe ish ministri i bujqësisë në shtetin fqinjë dhunon një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ai i tha se ishte tejet vonë për tu ngjitur në avion pasi Gate ishte mbyllur.

    Deputeti ka shkuar drejt sportelit duke kërcënuar punonjësin dhe duke i kërkuar atij llogari sesi kishte lejuar ngritjen e avionit që po udhëtonte drejt Kretës në një kohë që ai nuk ishte në avion.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat greke punonjësi kishte thirrur tri here emrin e ish ministrit dhe deputetit të parlamentit grek përpara mbylljes së Gate-it dhe nisjes së avionit.

    Punonjësi 22 vjeçar i aeroportit ka ngritur padi penale kundër deputetit të partisë së Mitsotakis, por Lefteris Avgenakis thotë se ai ka imunitet./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark