Lajmi është konfirmuar nga ana e Federatës së Futbollit të Italisë, e cila është njoftuar nga një agjenci që monitoron botën e basteve.
Hetimet lidhen me shumat e mëdha që janë luajtur mbi tipin që do të ketë karton të kuq, përcjell Lajmi.net.
E pikërisht në minutën e 13-të, mysafirët mbetën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Mirko Gorit, i cili vazhdoi protestat e çuditshme pas zverdhjes, për t’u përjashtuar më pas nga loja. /Insajderi.com