Tri daljet emergjente në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë mbyllur me një vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqit.
Dalja e urgjencës në një ndërtesë është një dalje e veçantë që zakonisht përdoret në raste të emergjencave të tilla si zjarri, tërmeti, vërshime etj. Por, këto raste nuk po merrena parasysh nga ministria e MKRS, konkretisht sekretari i kësaj ministrie i cili ka marr vendim për bllokimin e këtyre daljeve.
Burime të Gazetës Insajderi, brenda ministrisë kanë treguar se ky vendim është marrë që rreth një vit.
Sipas burimit, këto dyer janë mbyllur për të mos i lejuar punonjësit e ministrisë të keqpërdorin orarin e punës duke përdorur daljet emergjente për largim nga puna gjatë orarit të punës.
Ndonëse, ekzistojnë veprime të tjera administrative që mund të ndërmerren ndaj punëtorëve të papërgjegjshëm siç janë vërejtjet me shkrim ose largimi nga puna, sekretari ka marr këtë vendim drastik që mund të rrezikoj edhe jetën e punëtorëve në rast të ndonjë fatkeqësie.
Për këtë vendim, Gazeta Insajderi ka adresuar pyetje tek zyra për media e ministrisë, por deri në publikimin e shkrimit nuk kanë kthyer përgjigje.
Gazeta po ashtu ka provuar gjatë ditës të kontaktoj edhe sekretarin e Përgjithshëm të MKRS’së, Xheladin Krasniqin, por nuk është përgjigjur në telefonata.
Për të vërtetuar se daljet emergjente janë të mbyllura, gazetarja e Insajderit ka shkrua fizikisht dhe ka parë që daljet janë të mbyllura.
Daljet që janë bllokuar janë: Dera e podrumit, dera tek zyret e burimeve njerëzore dhe dera tek departamenti i Rinisë.