Skandal në xhiron e Ligës së Kampionëve, lojtarët u larguan nga fusha për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi” – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Skandal në xhiron e Ligës së Kampionëve, lojtarët u larguan nga fusha për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi”

    Insajderi
    11 July 2024 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë javë kanë nisur raundet e para preliminare të garave evropiane për klube.

    Një nga çiftet e xhiros së parë preliminare është ajo mes Borac nga Banja Luka e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Egnatias nga Rrogozhina.

    Ndeshja e parë u luajt në fushën vendase të Boracit, klub që më së shumti mbështetet nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës dhe pritej që të kishte tension, pasi kundërshtari ishte kampioni i Shqipërisë.

    Megjithatë, ajo që ndodhi i tejkaloi kufijtë sepse tifozët e Boracit pothuajse tërë kohën brohorisnin në kor thirrjen: “Kosova është Serbi!”.

    Kjo gjë natyrisht i zemëroi futbollistët e klubit shqiptar nga Rrogozhina, të cilët u larguan nga fusha në minutën e 70-të dhe i kërkuan arbitrit Daniel Stefanski që ta ndërpresë ndeshjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark