"Skandal që..."- Vazhdojnë përplasjet mes Drenushës dhe Xhenetës, ia kthen kjo e fundit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Skandal që…”- Vazhdojnë përplasjet mes Drenushës dhe Xhenetës, ia kthen kjo e fundit

    Insajderi
    22 June 2025 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë u raportua për një prishje të raporteve mes ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifit dhe Xheneta Fetahut.

    Drenusha bëri një deklaratë të fortë për Xhenetën në ‘Prive by Liberta Spahiu, ku ndër të tjera u shpreh se “Xheneta nuk është ndonjë faktor” dhe se ajo vetë nuk ka nevojë të shtyhet me “skandale e budallallëqe”.

    E me këtë rast pati një përgjigje nga Fetahu në disa postime që ka shpërndarë në Instagram.

    “Nuk është skandal fakti që kam mendimet e mia. Nuk është skandal që ndërtoj projekte e hap dyer të reja për veten. Nuk është skandal që punoj, krijoj dhe jam on top pa pasë nevojë për drama. Skandal është që disa njerëz nuk po merren me jetën e tyre, por me timen”.

    “Nëse dikujt i pengon kjo energji e pastër dhe ky sukses pa skandale – problemi nuk është tek unë. Unë vazhdoj përpara. Ju vazhdoni të shikoni”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark