Kryetari Përparim Rama ka mbyllur sy e vesh për problemin më serioz që prishtinasit po përballen çdo ditë. Qentë Endacak. Ai po akuzohet se këtë po e bën qëllimisht për shkak të inateve që kanë me pushtetin qendror. “I kemi lon të Qeveria e QKUK” kishte deklaruar Rama në një debat duke konfirmuar se qëllimisht I kanë lënë qentë afër QKUK’së vendit ku më së shumti qytetarët po sulmohen. Pushteti lokal deri tani ka shpenzuar 2 milionë euro për këtë problem.
Gazeta Insajderi
Pamjet të renda të qytetarëve që janë viktima të sulmeve nga qentë endacak po shohim çdo ditë. Prishtina është në gjendje të rëndë nga tufa e qenve endacak. Rastet më të shpshta të sulmeve ndaj qytetarëve po raportohen afër QKUK’së. Rasti i fundit ishte mbrëmë ku një grua ‘u bë copë’ nga kafshimet e qenve. Këmbët e saja janë te varrosura. Në njërën këmbë i është prerë edhe një copë e mishit. Ajo u sulmua mbrëmë në oborrin e QKUK’së derisa po e shoqëronte një familjarë.
Pamje të rënda:
Raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët. Në shtator janë bërë mediatike dy raste. Brenda të njëjtës dite dy persona u sulmuan nga qentë endacak. Njëra ishte punonjëse e Klinikës së Radiologjisë.
Pamje:
Gjatë mujit shtator dhe tetor janë publikuar edhe disa raste të reja të sulmeve të qenve endacak në oborrin e QKUK’së.
Rama po akuzohet se qëllimisht po i len qentë te QKUK
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka shprehur shqetësim se me çfarë po përballen qytetarët e “pafajshëm”
Ai ka prezantuar dy raste brenda një jave të sulmeve nga qentë endacak në hapësirat e QKUK’së.
E për këtë ai pretendon se Rama po e bën qëllimisht.
“Qytetarë të pafajshëm, hallexhinj me familjarë të sëmurë, po bien pre e kurthës së qëllimshme të ekzekutivit të Komunës së Prishtinës. E tmerrshme!”, ka shkruar ai në Facebook.
Këtë konstatim ai e bazon tek një deklaratë skandaloze që kryetari Rama kishte bërë në Debat Plus.
Duke folur për problemin me qentë endacak, Rama kishte thënë se po e zgjidhin problemin por qentë po i lënë tek Qeveria e QKUK pasi sipas tij niveli qendror nuk “po donë me investu”
“Po e zgjidhim problemin…Këto ditë e kemi pa se ka shumë më pak qenë endacak. I kemi lon te qeveria e te QKUK’ja, pse? Se nuk donë me investu”, kishte deklaruar Rama.
Komuna e Prishtinës deri me tani ka shpenzuar rreth 2 milionë euro nga buxheti komunal për të zgjidhur problemin me Qentë Endacak por ende nuk është zgjidhur.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga Komuna e Prishtinës për prezencen e shtuar të enve endacak në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
ShSKUK zbulon shifrat tronditëse të numrit të qytetarëve që u sulmuan nga qentë endacakë këtë vit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka thënë se sipas statistikave të Klinikës Emergjente, nga një janari deri më tani janë regjistruar 112 raste të qytetarëve që janë sulmuar nga qentë endacakë.
“Bazuar në statistikat e Klinikës Emergjente, është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e dëmtimeve trupore nga kafshimi i qenve endacak”, thuhet në njoftim.
“Nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste që kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore, përfshirë edhe raste me lëndime më të rënda që rrezikojnë jetën, e që janë spitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive”, vijon njoftimi.
Sipas ShSKUK’së, vitin e kaluar në Emergjencë u regjistruan 84 raste të tilla.
“Vazhdojmë të apelojmë tek Komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera përgjegjëse të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”.