×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandal: Zyrtarja e VV-së shpërblen djalin dhe kunatin e saj me mijëra euro

    Insajderi
    28 March 2022 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Posa mori komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me kapjen e “peshqve të vegjël”. Zyrtarja e komunës së Gjilanit për Kulture Rini dhe Sport Enkelejda Arifi e cila pasi erdhi në pushtetin komunal Vetëvendosje ka ndarë projekte për familjarë. Ajo nuk ka shkuar larg, kështu duke i shpërblyer djalin dhe kunatin, nga komuna e Gjilanit me 7552 € në total.

    Organizata joqeveritare “KrudoKultura”, ka shprehur shqetësim për manipulimin me fonde në një thirrje publike të bërë më 11 shkurt 2022 për mbështetje financiare të OJQ-ve apo individëve në komunën e Gjilanit, nga drejtoria e kësaj komune për Kulturë, Rini dhe Sport.

    Enkelejda Arifi ishte pjesë e komisionit që ka vendosur për ndarjen e subvencioneve për kulturë në këtë komunë.

    Si duket këtë e shfrytëzoi për t’i shpërblyer të afërmit e saj. Siç mëson Gazeta Insajderi ajo shpërbleu djalin e saj dhe kunatin.

    Insajderi mëson se Blendi Arifi, është djali i Enkelejdës. Blendi ka përfituar 1200 € në emër të projektit: Emigrantët.

    Enkelejda nuk ndaloi me kaq. Insajderi ka zbuluar se ajo ka shpërblyer edhe kunatin e saj Mehmetali Arifi me një shumë parash.

    Në listën e OJQ-ve në Kosovë, pronari i “Trupës Artistike Muzikore” është Mehmetali Arifi.

    Kujtojmë se Enkelejda Arifi në zgjedhjet e 2019-ës fitoi pak më shumë se 2000 vota, me të cilat e kishte të pamundur të siguronte ulëse në Parlamentin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark