×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i ilaçit me metal – Kompania ‘Liri-Med’ heshtë, Inspektorati e bllokon stokun me me këtë antibiotik

    Insajderi
    10 January 2022 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania ‘Liri-Med’ nuk ka thënë ende asnjë fjalë lidhur me skandalin e antibiotikut ceftriaxone të kontaminuar me një copë metali brenda i cili u gjet para disa ditësh në QKUK. Nga ana tjetër Inspektorati e ka bllokuar gjithë stokun e këtij ilaçi në Barnatoren Qendrore.

    Një injeksion ceftriaxone i kontaminuar u zbulua para pesë ditësh në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, derisa po bëhej gati terapia për pacientët. Brenda injeksionit u gjet një copë metali, shkruan Gazeta Shneta.

    Ky ilaç në QKUK është blerë nga kompania ‘Liri-Med’ përmes një kontrate mbi 311 mijë euro në nëntor të vitit të kaluar. Antibiotiku është prodhim nga India i kompanisë ‘Syner Medico’.

    Gazeta ka kërkuar sqarime nga ‘Liri-Med’, por kjo kompani ka zgjedhur të heshtë përballë këtij skandali dhe të mos jap asnjë sqarim në dy palë pyetje që i janë dërguar prej ditës kur ka ndodhur rasti. Gazeta ka kontaktuar edhe kompaninë në Indi përmes disa pyetjeve në email adresë, por ende nuk ka marr përgjigje.

    Në anën tjetër Inspektorati Farmaceutik të nesërmen e skandalit ka dal në inspektim në QKUK ku është njoftuar me rastin dhe është konstatuar se antibiotiku është i kontaminuar.

    “Produkti në fjalë i është dhënë nga drejtori i Klinikës Inspektoratit Farmaceutik ku shihet qartë se produkti është i kontaminuar. Duke marrë parasysh këtë problem, Inspektorati Farmaceutik ka vazhduar inspektimin në Barnatoren Qendrore të SHSKUK/QKUK Prishtinë me ç’rast është kërkuar fatura e furnizimit për produktin në fjalë ku shihet se e njëjta është furnizuar nga Depo Farmaceutike ‘Lirimed’ me këtë numër serik”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Gjatë këtij inspektimi është bërë edhe bllokimi i stokut të këtij ilaçi në Barnatoren Qendrore të QKUK-së.

    “Stokun aktual në Barnatoren Qendrore, Inspektorati Farmaceutik i ka pezulluar (karantinuar). Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar pezullimin e produktit medicinal në fjalë nga personi përgjegjës i Barnatores Qëndrore dhe i njëjti është urdhëruar poashtu që të bëj pezullimin në të gjitha njësitë kërkuese që varen nga Barnatorja Qendrore e SHSKUK/QKUK”, kanë deklaruar nga MSH, bazuar në raportin e Inspektoratit.

    Sipas MSH-së, Inspektorati ka urdhëruar edhe kompaninë ‘Liri-Med’ që të pezullojë gjithë sasinë e këtij produkti në institucionet që i ka shpërndarë.

    “Në vazhdim është kryer inspektim në Depon Farmaceutike ‘Lirimed’ ku eshte urdhëruar që pos sasise së produktit në stok të bëj edhe pezullimin në institucionet që i ka shpërndarë. Pronari i depos ‘Lirimed’ ka deklaruar se lidhur me produktin Ceftriaxone ka njoftuar Prodhuesin, e poashtu do të bëj njoftimin në Agjencinë e Kosovës për Products dhe Pajisje Medicoinale për tërheqjen (recall) të serise per produktin ne fjale”, thuhet në përgjigjen e MSH-së. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark