Gjatë 2022-ës kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni kishte shkarkuar anëtarët e Komisionit Vlerësues për Thirrje Publike në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si pasojë e keqpërdorimit të pozitave. E pas kësaj njëri prej anëtarëve të komisionit, Burim Demiri, për këtë gjë e kishte paditur Hysenin, shkruan Insajderi.
Burim Demiri i cili ishte i angazhuar si ekspert i jashtëm në këtë konkurs për ta parandaluar konfliktin e interesit, shfrytëzoi pozitën në favor për vëllain e tij. Ai e kishte shfrytëzuar pozitën në favor për të afërmit e tij. Siç kishte mësuar Insajderi ai kishte shpërblyer vëllain e tij Ardian Demirin.
Shuma prej 1,650.00 nga Burim Demiri cili ishte anëtari i komisionit vlerësues, u dha për vëllain e tij Ardian Demirin me projektin Klubi Biçikleta Urbane 06.
Pas hulumtimit të Insajderit, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kishte reaguar në facebook duke e bërë edhe anulimin e konkursit, madje edhe duke shkarkuar komisionin vlerësues.
“Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit“, kishte shkruar Hyseni në facebook
Nga ana tjetër kishte reaguar ashpër edhe vetë Burim Demiri në Facebook, duke i thënë Hysenit, se “me pas kanë lehtë mu bo kryetar krejt ishim bo.”
“Kryetari Alban Hyseni dorëzua para presionit mediatik …I dashur Alban: ”me pas kanë lehtë mu bo kryetar krejt ishmi bo” por përgjegjësia jote është që të përballosh shpifjet dhe ti ndjekësh e ti ndëshkosh ato dhe jo të dorëzohesh para tyre dhe të denigrosh njerëz me nivel siq ishim ne Komisioni i kësaj thirjeje“, ka shkruar Demiri në facebook
Përkundër kësaj, Alban Hyseni përmes një postimi në Facebook, para një dite ka njoftuar se Burim Demiri është angazhuar në Komunën e Gjilanit si konsulent vullnetar në Drejtorinë e Kulturës, Rinisi dhe Sportit në Gjilan.
“Burim Demiri është konsulenti i ri i cili do të angazhohet vullnetarisht në komunën e Gjilanit, përkatësisht në Drejtorinë e Kulturës për të dhënë kontributin e tij në sferën e kulturës.” – ka shkruar Hyseni.