Lionel Messi ka reaguar pas skandalit në ndeshjen e Lojërave Olimpike mes Argjentinës dhe Marokos.
Lionel Messi publikoi një story në Instagram duke shkruar ”E Pabesushme”.
Futbollisti Cristian Medina, barazoi rezultatin në 2-2, me një gol të shënuar në minutën 90+16, ku më pas tifozët maroken u futen në fushë, duke tentuar edhe të sulmonin futbollistët argjentinas.
Të gjithë menduan se ndeshja u mbyll me barazim, por e vërteta ishte ndryshe.
Gjyqtari nuk kishte dhënë sinjalin për përfundimin e ndeshjes pas hyrjes së tifozëve në fushë, derisa gati dy orë më pas, VAR anuloi golin e shënuar nga Medina, duke konfirmuar se ishte offside.
Futbollistët u rikthen në fushë dhe zhvilluan edhe tre minuta lojë, derisa në fund Maroko morri tre pikë, pasi fitoi ndeshjen me rezultat 2-1.