Skandali në sektorin e importit të kafshëve – 28 kompani me leje të pezulluara nga AUV (Emrat) - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Skandali në sektorin e importit të kafshëve – 28 kompani me leje të pezulluara nga AUV (Emrat)

    Insajderi
    14 May 2025 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj operatorëve ekonomik që importojnë kafshë të gjalla për therje, pas zbulimit të mospërputhjeve në të dhënat e raportuara në sistemin elektronik të kontrollit FCMS.

    Gjatë kontrollit të fundit të kryer nga AUV, janë evidentuar mospërputhje mes numrit të kafshëve të importuara për therje dhe atyre realisht të therura në thertore, bazuar në të dhënat zyrtare të raportuara në sistem.

    Si pasojë, 28 operatorëve ekonomikë iu është pezulluar përkohësisht e drejta për import të kafshëve të gjalla, për shkak të shkeljeve të identifikuara në zbatim të ligjit dhe rregullativës në fuqi.

    Gazeta Insajderi, më poshtë ju sjell emrat e kompanive dhe përfaqësuesit e tyre që janë prekur nga ky vendim:

    Ferma Kokollari – Kreshnik Kokollari

    Ndreca L.L.C – Sami Nreci

    Melii Farm – Mensur Bunjaku

    Agro Dior – Margarita Ahmeti

    Bini 2024 – Albin Ferati

    Malësia – Nehat Spahiu

    Darisi Group – Berat Konushevci

    Buquku – Jeton Buquku

    Fron SHPK – Mustaf Halili

    Nushi – Mirset Ajeti

    Antik Farm – Marigone Hajrullahu

    Hudea – Aridon Humolli

    Luka Company – Arif Spahiu

    XHDG Company –

    Erda Com – Agon Qerimi

    Ardian Mustafa BI –

    Dibrani NPT – Enver Gashi

    Elvis Lina – Bislim Spahiu

    Nazmi Karaliti – Nazmi Karaliti

    OAN –

    Ajani AFF – Teuta Hetemi-Berisha

    Besi Group – Feriz Berisha

    Gezim Mall – Gezim Bajrami

    Bersina SHPK – Mrika Boshnjaku

    Fatmir Trade – Fatmir Veseli

    Bulls Agro – Fehmi Konushevci

    Ajla 2021 – Shaban Rrahimi

    Naroni 2022 – Nazmi Bici

    Apetit – Avni Ferizi

    Sipas AUV-it, vendimet për pezullim janë marrë në përputhje me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, duke u garantuar të gjitha palëve të përfshira të drejtën për ankesë.

    AUV ka njoftuar se të gjitha subjektet janë informuar për mundësinë e paraqitjes së ankesave pranë Komisionit të Ankesave.

    Gazeta Insajderi do të vazhdojë me publikimin e vendimeve individuale për secilën kompani, duke zbuluar në detaje shkeljet e konstatuara dhe arsyet që kanë çuar në pezullimin e përkohshëm të lejeve të importit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark