Skandali ushqimor/ AUV i gjen mish me krimba, “Taunita” refuzon të komentojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Skandali ushqimor/ AUV i gjen mish me krimba, “Taunita” refuzon të komentojë

    Insajderi
    29 July 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Taunita” Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit Armend Beqaj, nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me skandalin e zbulimit të 618 kilogramëve peshk të ngrirë të infektuar me parazitin e rrezikshëm Anisakis (krimba).Kjo kompani, e cila operon në disa pika në Kosovë, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Insajderit lidhur me rastin, për të cilin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim për asgjësimin e produktit, shkruan Insajderi.

    Kompanisë “Taunita” shpk në mars të vitit të kaluar iu gjetën rreth 600 kilogram mish peshku të ngrirë të llojit merluc (Merluc Hubbsii) i cili ka rezultuar me parazitin e rrezikshëm Anisakis (krimba).

    Gazeta Insajderi ka siguruar përmes qasjes në dokumente zyrtare vendimin në të cilin thuhet se subjekti afarist “Taunita” SH.P.K., me seli në Prishtinë dhe me pronar Armand Beqa, kishte importuar nga Argjentina dy lote peshku të ngrirë.

     I pari, përbëhej nga 150 kilogramë, ndërsa i dyti, kishte një sasi prej 468 kilogramësh. Të dy këto lote, pas testimeve të kryera nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë (LUVK), rezultuan të kontaminuar me krimba të llojit Anisakis sp., të cilët paraqesin rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit.

    Vendimi i lëshuar nga inspektorati i AUV-së urdhëron menjëherë ndalimin e shitjes së produktit dhe kthimin e tij në depo të kompanisë importuese.

    Në arsyetimin e vendimit, AUV thekson se përveç analizave laboratorike, prania e parazitit është konstatuar edhe në mënyrë vizuele, në përputhje me udhëzimet e rregulloreve ndërkombëtare për sigurinë ushqimore.

    Më tej, në dokument thuhet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, në sistemin evropian të informimit të shpejtë për ushqim (RASFF), janë raportuar gjithsej 31 raste të produkteve të infektuara me të njëjtin parazit. Kjo, sipas autoriteteve kosovare, dëshmon për rrezikun real që paraqet Anisakis sp. për konsumatorin.

    Gazeta Insjaderi që një javë ka tentuar të marr një koment nga kompania “Taunita” shpk por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

    Raportimet e Insajderit lidhur me skandalet në ushqim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark