×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Skandalizohet Selakoviq, i thotë Osmanit se Vuçiq është president i saj – përmend edhe Thaçin e Veselin

    Insajderi
    15 October 2021 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq është nërvozuar me deklaratën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Ai ka skandalizuar me deklaratat e tij si përgjigje ndaj presidentes Osmani.

    Selakoviq ka thënë se Osmani ka injoruar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm derisa ka thënë se 200 mijë serbë nuk lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

    “Ne kemi dëgjuar qytetaren e Republikës, zonja Osmani-Sadriu dhe ne kemi dëgjuar edhe tregimet në mënyrë cinikë që injorojnë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe është theksuar nga zotri Tanin dhe referuar veprimeve të fundit. Ajo ka qenë mjaft e heshtur për dëshmitë nga fakti se ka më shumë se 200 mijë persona të zhvendosur që kanë kërkuar mbi 22 vite të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ka treguar që kanë pranuar refugjatë nga shtete të largëta.”, ka thënë ai.

    Më tutje, Selakoviq është treguar mjaft patetik duke deklaruar se Kosova nuk mund të jetë “kampion i paqes dhe stabilitetit”, duke treguar fotografi të një personi të plagosur në veri të Kosovës që po rezistonte ndaj policisë së Kosovës të cilët kishin dalë në aksion kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

    Selakoviq gjithashtu ka thënë se Osmani e përfaqëson vetën në OKB.

    “Ajo është e lejuar të gënjejë sepse nuk përfaqëson askënd por vetën, unë këtu përfaqësoj një shtet të pranuar ndërkombëtarisht dhe e vërteta është që njëanshmëria e Kosovës po minon përpjekjet për zgjidhje të qëndrueshme nëpërmjet dialogut.”, tha Selakoviq.

    Ministri serb ka provokuar rëndë në sy të përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të botës duke i thënë Osmanit se Aleksander Vuçiq është edhe presidenti i saj.

    “Duhet ta respektoni Vuçiqin sepse është edhe presidenti juaj.”, tha ai.

    Në fund, Selakoviq ka përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se kanë kidnapuar qytetarë dhe kanë trafikuar organe, duke iu referuar kështu një raporti të Dick Martyt.

    “Sa i përket Kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë dhe kanë trafikuar organe dhe po përballen me gjyqsorin. Po gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës.”, ka deklaruar Selakoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark