Skandaloze| Bulliqi e trajton me të qeshura rastin e vdekjes së një gruaje pas sulmit nga qentë endacakë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze| Bulliqi e trajton me të qeshura rastin e vdekjes së një gruaje pas sulmit nga qentë endacakë

    Insajderi
    01 October 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një debati televiziv mes kandidatëve për kryetar të Podujevës, kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi, pati një qasje skandaloze ndaj një rasti të ndjeshëm, ku muaj më parë një grua kishte humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër, që dyshohet se ishte shkaktuar nga frika pas një sulmi nga qentë endacakë.

    Kandidati nga NISMA, Xhemajl Hasani, gjatë debatit deklaroi:Do ta trajtoj çështjen e qenve endacakë. Është një temë që po injorohet këtu, edhe nga kryetari aktual. Si pasojë e kafshimeve nga qentë endacakë, qytetarë të Podujevës kanë humbur jetën.

    Në këtë deklaratë reagoi Bulliqi, duke qeshur dhe u përgjigj: Kush e ka humbur jetën që e ka kafshu qeni?

    Hasani replikoi: Është një grua në Podujevë.

    Bulliqi: Po s’e ka hup jetën që e ka kafshu qeni. Ajo ka thënë që prej frikës.

    Hasani: Jo buka, por kulaqi. Njëjtë është ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark