×
  • Lajme
  • Analiza

    Skandaloze | Drejtuesit e Fakultetit të Arteve përplasin punimet e studentëve, rasti denoncohet në Polici

    Insajderi
    19 July 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri studente e kanë denoncuar në Policinë e Kosovës, Fakultetin e Arteve, pasi menaxhmenti i këtij institucioni arsimor ua kishte dëmtuar punimet e masterit. Insajderi sjell prapaskenat e rastit që përfundoi në Policinë e Kosovës,

    Një studente e nivelit master në Fakultetin e Arteve ka treguar për Gazetën Insajderi se si menaxhmenti ua kishte larguar punimet e tyre nga klasa ku kishin qenë duke punuar.

    Sipas studentes, kur i ishte kërkuar largimi i punimeve nga klasa, kishin kërkuar që tu sigurohet një klasë tjetër për tu zhvendosur por që menaxhmeni i kishte injoruar.

    “Ne jemi tri studente që po studiojmë master tek Profesori Xhevdet Pantina . Secili profesor që ka klasë të masterit i takon hapësira që nxënësit të punojnë aty. Mirëpo, menaxhmenti i fakultetit na ka thënë me i largu punimet sepse duhet me liru klasën. Ne ju kemi thënë që me na gjetë një klasë tjetër edhe pastaj e lirojmë. Ata kanë thanë që nuk na intereson kjo gjë sepse s’kemi hapësirë”, tha studentja për Insajderin.

    Kështu, ditën e hënë kur ishte edhe afati i fundit për t’i larguar punime nga klasa, studentja thotë se menaxhmenti tashmë i kishte larguar pa miratimin e tyre.

    Gjatë largimit të punimeve shumica prej tyre janë dëmtuar gjatë bartjes, pasi sipas studentes ishin bartur me mjete jo adekuate.

    “Të premten në orën 8:30 në mbrëmje na ka ardhur një email nga menaxhmenti se të hënën duhet me i largu punimet mirëpo kur kemi shkuar të hënën menaxhmenti veç se i kishin largu nga klasa qe e kemi pas në departamentin e muzikës dhe i kishin dërguar tek një dhome e cila quhet art qendër në departamentin e arteve .  Pikturat i kishin bartur me një mjet jo adekuate dhe na i kishin dëmtuar|, tha me tej studentja.

    Në këtë rast ishte përfshirë edhe mentori i studenteve i cili i kishte kërkuar menaxhmetit që së pari të bëj zgjidhe e pastaj t’i largoj punimet e tyre na klasa.

    “Ju njoftoj se nuk janë tërhequr punimet sepse nuk kemi ku ti vendosim qelësi i klase gjithmonë rrin te sigurimi, mirëpo ju sugjeroj që paraprakisht të bëni zgjidhje para se t’i largoni punimet përgjegjësia është e juja”, thuhet në emailin e mentorit drejtuar menaxhmentit te Fakultetit.

    Lidhur me rastin, studentet u janë drejtuar edhe Policisë së Kosovës për dëmtim të pronës.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ku të njëjti e kanë cilësuar veprën asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

    Pasi rasti ka shkuar në institucionet e drejtësisë, sipas studentes menaxhmenti ka filluar ‘kërcënimet’ duke ju thënë se i tërë dëmtimi lidhur me këtë rast do të bije mbi ju./GazetaINSAJDERI/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark