Kompania Rajonale e Ujësillësit Mitrovica ka ndalë furnizimin me ujë në lagjen Bair të Mitrovicës gjatë ditës.
Pas rikthimit të furnizimit me ujë të pijshëm, cilësia ka qenë në gjendje të tmerrshme.
Në adresën e Gazetës Insajderi një lexues ka dërguar pamje për ta demonstruar cilësinë e ujit në një kovë.
Për këtë, ‘KRU Mitrovica’ nuk ka lëshuar asnjë njoftim nëpër rrjetet sociale. Edhe qytetari ka thënë për Insajderin se s’është njoftuar nga kompania rajonale për mos-konsumim të ujit.
Insajderi ka provuar të kontaktojë në numrin zyrtar të ‘KRU Mitrovica’, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje.
Për cilësinë e ujit në këtë lagje ka raportuar edhe një media lokale në Mitrovicë.
PAMJE: