Momenti kur Millan Radoiçiq u ikë policëve kufitarë në Bërnjak, pasi ata e konfirmuan në sistem se ai është në kërkim, nuk është xhiruar nga kamerat e sigurisë. Inspektorati Policorë që ka suspenduar tre policët ka nisur hetimet lidhur me kamerat. Radoiçiq po kërkohet nga policia e Kosovës, për rastin e skandalit “Brezovica”.
Millan Radojciq i ka ikur, Policisë së Kosovë në kufi në mbrëmjen e së enjtës. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Policia.
Deri tash Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar tre zyrëtarë policor, që ishin të përfshirë në ngjarje dhe hetimi po vzhon.
Insajderi merr vesh që hetimi është përqendruar në disa pista, por kryesorja është mos-funksionimi i kamerave.
Sipas burimeve të Insajderi, në momentin kur është arratisur nga duartë e policëve Radojciqi, kamerat e sigurisë në pikën kufitare në Bërnjak nuk po punonin. IPK-ja po sheh se a ka pasur ndërprerje të qëllimshme apo ndonjë defekt.
Sipas burimeve të Insajderit, deri tash del që Millan Radojciq as nuk e dinte që është në kërkim, pasi që për rastin që ishte në kërki më herët, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanovicit, i ishte hequr flet-arresti.
Millan Radojciq tash po kërkohet si i dyshuar në skandalin me ryshfet i njohur në publik si “Brezovica”.
Sipas burimeve të Insajderit, policët që e ndaluan Radojciqin duke e futur në sistem leternjofitimin e tij, sistemi i ka alarmuar se ai është në kërkim. Por mbetet ende të zbardhin hetimet se si ai arriti pastaj të ikë nga duart e policëve bash në momentin kur ai ishte ballë-për-ballë me ta dhe duke pritur kalimin e kontrollit kufitar.
Dokumentët e tij kanë mbetur në pikën kufitare. Insajderi merr vesh që të tre policët e susenduar janë të komunitetit serb.
Vite më parë IPK-ja pati realizuar një operacion të madh në Veri kundër kontrabandës, ku ishin arrestuar edhe policë. Disa prej tyre kanë dalur në hetim që ishin të lidhur me Millan Rdojciqin.
Edhe dokumenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vë sanksione Radojciqit. Përmend që ai është në këtë listë për shkak së në lidhje këtë ai për nevoja të aktivteteve të tij kriminale ka infiltruar edhe policë serbë të Kosovës. /Gazeta Insajderi