Skandalet në librat shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të ndalur. I radhës është ai me librin e Gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit.
Në njërin paragraf thuhet se shqiptarët e Maqedonisë janë kryesisht popullsi maqedonase, e që sipas këtij libri janë shqiptarizuar gjatë sundimit turk dhe me pranimin e fesë islame.
“Prej shqiptareve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjate periudhës se sundimit turk e kane pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis qe ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze”, thuhet në librin e gjeografisë në faqen 99.
Autor të këtij libri janë: Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski. Ndërsa kryeredaktore e botimit origjinal është Eli Makazlieva. Libri është botuar në vitin 2015.
Për momentin akoma nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë libër. Ndërsa theksojmë që në Kuvend ka nisur debati për propozim-ligjin e ri për arsimin e mesëm dhe fillor, i cili sipas Qeverisë, parasheh reforma në arsim
Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar”Faqja 99: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar.
Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
Në faqen 104: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.