×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze në Prishtinë: Mirëmbajtësi i objektit banesor sulmon seksualisht një grua, e prek në pjesë të trupit

    Insajderi
    04 August 2024 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar mëngjesin e së shtunës në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer sulm seksual.

    Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar për një gjë të tillë, ku ka bërë të ditur se i dyshuari është mirëmbajtës i një objekti banesor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në bazë të përshkrimit të raportit policor, i dyshuari në bodrumin e objektit banesor e ka prekur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit.

    “Prishtinë / 03.08.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- mirëmbajtës i objektit banesor, nën dyshimin   se i njëjti në bodrumin e objektit banesor e ka ngacmuar-sulmuar seksualisht  duke prekur në disa pjese të trupit viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark