Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmë në klubin “HangOver” në Gjakovë, raporton Gazeta Insajderi.
Insajderi mëson se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë disa klientë dhe sigurimi i këtij lokali.
Sipas burimeve të Insajderit, arsyeja e përleshjes ishte pasi që dy kliente kishin denoncuar tek sigurimi që një klient tjeter po e ngacmonte një grua.
Sigurimi nuk e mori parasysh ankesen e tyre, dhe u kthye kundër, kështu duke përfunduar në rrahje.
Në videon që e ka siguruar Insajderi shihet nje grumbull i punëtorve të sigurimit duke sulmuar njërin nga klientet.
Insajderi merr vesh se personi i cili u rrah nga sigurimi i lokalit “HangOver” në Gjakovë, ka përfunduar në spital, me lendime serioze trupore.
VIDEO