Skandaloze: Terroristi i vrarë në Banjskë përcillet në varreza si hero | Video - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandaloze: Terroristi i vrarë në Banjskë përcillet në varreza si hero | Video

    Insajderi
    02 October 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë nga Policia e Kosovës është pritur me ceremoni në Kralevo.

    Në pamjet e publikuara, Stefan Nedeljkoviç është përcjellë në varrezë si hero, ndërsa trupi i tij prehet në panteonin e luftëtarëve, çka dëshmon se lidhja mes ngjarjes së 24 shtatorit dhe Beogradit është evidente.

    Kujtojmë se në orët e para të të dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës, ku u vra në krye të detyrës efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Pas ngjarjes së rëndë, Forcat Speciale të Policisë së Kosovës rrethuan manastirin e Banjskës dhe nga përplasja me armë zjarri u ekzekutuan tre terroristët Stefan Nedeljković, Igor Milenkvić, Bojan Mijailović.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark