S'kanë të ndalur goditjet ekonomike, këto janë sanksionet e radhës të SHBA-ve ndaj Rusinë dhe Bjellorusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    S’kanë të ndalur goditjet ekonomike, këto janë sanksionet e radhës të SHBA-ve ndaj Rusinë dhe Bjellorusisë

    Insajderi
    17 March 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhoma e SHBA sapo miratoi një projekt-ligj që pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, përpjekja e fundit e ligjvënësve amerikanë për t’i shkaktuar ‘dhimbje’ ekonomike Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar dhe brutal të Ukrainës. CNN shkruan se votimi përfundimtar ishte 424-8.

    Republikanët Chip Roy nga Teksasi, Tom Massie nga Kentaki, Lauren Boebert nga Kolorado, Andy Biggs nga Arizona, Matt Gaetz nga Florida, Dan Bishopi i Karolinës së Veriut, Marjorie Taylor Greene nga Xhorxhia dhe Glenn Grothman nga Wisconsin votuan kundër projektligjit. Projektligji tani shkon në Senat, ku pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark