Krimi në QKK - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Krimi në QKK

    Insajderi
    03 October 2016 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    E “NE”, edhe kësaj here, presim që organet e drejtësisë, të fillojnë hetimet në Qendrën Kinematografike të Kosovës për të shikuar çdo projekt që është financuar nga kjo “qendër”, që nga themelimi e deri me sot. Për të skanuar qeverisjen e këtij institucioni, (të gjitha transaksionet financiare dhe dokumentacionet përcjellëse), dhe zinxhirin e miqve dhe shokëve të cilët e kanë shenjtëruar këtë vlerë të madhe kulturore dhe shtetërore. Nuk e besoj, dhe s’dua ta besoj, së prijësit dhe ish-udhëheqësit e këtij institucioni, janë të lidhur më politiken dhe shërbimet e tyre, nëse shikohet “harta dhe zinxhiri komandues”.

    Ky skanim, do t’i bëjë nderë jo vetëm komunitetit të artistëve por, edhe gjithë shoqërisë sonë për të kuptuar, një herë e mirë, se kush jemi “NE”, dhe çka kemi përfaqësuar deri më sot. Të shikohen këto fytyra artistike dhe zinxhiri i tyre, se deri ku kanë arritur qe t’i shërbejnë shoqërisë përmes artit që na kanë prezantuar brenda dhe jashtë shtetit. Në të njëjtën kohë, do t’i shërbejë edhe mediave qe ta kuptojnë të vërteta për “ta”, para se t’i thërrasin në intervista dhe emisione të ndryshme për të predikuar për artin dhe kulturën të cilën e përfaqësojnë.

    Si pjesë e këtij skanimi, mirë do të ishte qe të gjinden edhe autorët dhe protagonistet e “shpëlarjes së trurit të kësaj shoqërie të varfër” të cilët proklamuan se filmi “Shok” është i Kosovës. Pastaj të shikohet se si u financua ky projekt dhe ku u derdhen fondet nga QKK. Edhe kjo do të na ndihmojë shumë neve si shoqëri për tu vetëdijesuar edhe kësaj here se, nuk kemi nevojë të marrim “turr para”, pa e kuptuar të vërtetën dhe qëllimin e drejt. Padyshim, filmi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe për të gjitha këto, meritat i shkojnë autorëve të filmit. E kush janë autoret e filmit?! Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar këtë gjë. Mjafton t’i pyesni të gjithë ata qe kanë njohuri për këtë film se, kush janë autoret kryesor të këtij filmi pra, përbërësit kryesor të filmit; skenari regjia etje…dhe kjo gjë do ta vërtetojë gjithë këtë paqartësi.

    Do të ishte mirë qe kjo strukturë “grup” të shikohet se mos “helbete apo pa hiri” është e përfshirë edhe në projektet “vizuale” të Radio Televizionit të Kosovë (RTK), në pozitat udhëheqëse (miq, shok e dhëndër), në bordet dhe marketingun e saj, qe nga pas lufta e deri me sot. Sa para kanë përfituar këta njerëz dhe a thua, ky “grup” është i vetmi qe kanë dijen e nevojshme për të përfaqësuar vlerat kulturore dhe kombëtare.

    Pastaj, të shikohet edhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të sqaruar dhe verifikuar dosjen e dokumentacioneve, gradimin e tyre e deri tek notat dhe marrja e diplomave. Ndoshta edhe në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, pa përjashtuar edhe konkursin e fundit të hapur për përzgjedhjen e personelit akademik në shumë drejtime, ku priten të përzgjidhen mësimdhënës në drejtime të ndryshme, ky “grup” mund të fillojnë shtrirjen e tyre, kuptohet para se të bëhet vonë.

    Po ashtu, lutemi, qe të mos dëshpërohemi shumë, nëse del se kjo strukturë është e përfshirë në të gjitha këto, dhe ta kuptoni se si ky “grup”, ua ka mbyllur derën shumë talenteve të artit, qe sot sillen rrugëve të qyteti, të pa punë, dhe të dëshpëruar thellë, duke pritur qe një ditë, do të lind dielli. Këtyre të fundit, nuk ua dhanë mundësin asnjëherë, madje i kanë thyer thellë edhe shpirtërisht me idenë se një ditë, ata do të mund të realizojnë veprat e tyre dhe të promovohen brenda dhe jashtë vendit.

    Besojë qe ka ardhur koha qe kjo gjë të ndodh. Nëse jo sot, nesër gjithësi. Ne tashme jemi ngritur dhe jemi shumë, tepër shumë. Nga një distancë, jemi duke ju shikuar se çfarë jeni duke bërë dhe deri ku shkon shtrirja juaj. Vazhdojmë të besojmë se, shteti ynë më i varfër në Ballkan, i cili ka ndarë fonde milionëshe për zhvillimin e Kinematografisë së Kosovës, do të merr masa qe këto dyer të blinduara, të hapen kësaj herë. Besojë së nuk do të keqkuptohem, pasiqe nuk jam as pjesëtarë dhe as anëtarë i ndonjë unioni apo shoqate të komunitetit artistik. Ky qëndrim vjen si rezultat i kaosit qe është krijuar, për të shtyrë përpara sqarimin e gjithë kësaj amullie qe është duke ndodhur.

    Sa i përket teatrove në Kosovë, edhe atyre do t’ju vjen radha ama, të fillojmë njëherë më institucionet qe mbështesin artet vizuale.

    Ky lloj skanim, do të jetë shumë i mirëseardhur për të larguar çdo dilemë qe sillet sot në kokat e shoqërisë sonë, para se të fillojnë të merren portalet tona më të gjithë këto paqartësi.

    Për fund – për ata qe nuk i merr gjumi!

    Duke e menduar botën dhe shoqërinë përreth, “NE” mund të ngjallim harta të ndryshme për sistemin tonë jetësor. Çdo gjë të kuptueshme e kuptojmë me vendmbërritjen ku na shpije pikënisja e këtyre sistemeve. Fillimisht neve na duhet ta kuptojmë gjendja ku jemi, se a ka të bëjë me realitetin apo kjo gjë është krejtësisht utopike. Dallimi mes kompleksit se një ditë do të të merr gjumi, ka të bëjë me idenë të cilën ju e zgjidhni qe ta harroni. Faktori qe do tu ndihmoj qe ju të flini të qet është, të kuptuarit se ju duhet të jeni dëshmitar duke dëshmuar dhe jo duke i mbyllur sytë para gjendjeve më të cilat ballafaqohemi. Nëse ju zgjidhni të harroni çfarë ka ndodhur, bëheni të marr, dhe i marri është si guri: nëse bije në ujë fundoset. E nëse nuk harroni po nuk flisni, bëheni naiv, e naivi është si sheqeri: nëse bije në ujë shkrihet. Por, nëse ju ma në fund vendosni të flisni, ta mbroni llojit tuaj njerëzor, atëherë bëheni si vaji:  nëse bie në ujë noton.

    Kjo gjë do t’ju ndihmoj qe se paku t’ju merr gjumi. Ama, ju do të jeni shumë më të mirë, atëherë kur t’ju merr gjumi. Është e mjaftueshme ta kujtojmë gjendjen ku jemi sot.

    Ju, nëpërmjet skamjes, e cila shkakton zili dhe urrejtje, me pak lëmosh, e keni futur në lëvizje komunitetin e artisteve, të fshij të gjithë ata qe ua vështirësojnë rrugën tuaj. Ua keni humbur edhe zakonin e të menduarit, duke ua ngulitur në kokë se lira dhe konkurrenca është në duart tuaja. Kujdes, ka ende njërës të lirë të këtij zanati, të cilët janë krejtësisht të pa varur dhe shumë të qëndrueshëm. Ata do të vinë me vonesë ama nuk do të vonohen. Shkenca dhe bota e dijes së tyre është e ngjeshur dhe shumë e fuqishme. Ata do të kenë fuqi qe t’ua heqin maskat e fytyrës, qe ta zbulojnë para publikut, gjithë pamjen tuaj të vërtet. Këtë ndoshta edhe do ta bëjnë vullnetarisht, me një përmbledhje në një film dokumentar hulumtues, ku do të skanohen dhe portretizohen të gjitha veprimtarit tuaja duke përfshirë të gjithë detajet dhe lidhjet tuaja familjare dhe politike. Pjesë e publikut do të jenë edhe njerëzit e sistemit të drejtësisë për të parë nga afër, gjithë aferat tuaja të deritashme. E pas premierës të këtij filmi, është e sigurt se ju do të mund të flini të qet. Edhe fundja, ama fundja, mision i artistit është; “ta mbrojë krijesën e gjallë kudo qe është”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark