BBC ka transmetuar mbrëmjen e djeshme një skeç që nuk i ka pëlqyer thuajse asnjë shikuesi. Skeçi i titulluar “Shtëpiaket e ISIS” përpiqet të ironizojë femrat xhihadiste.
Ato paraqiten duke bërë selfie dhe duke diskutuar për meshkuj, teksa mbajnë të veshur jelekë vetëvrasës.
“Për tre ditë kam ekzekutimin e radhës dhe nuk di se çfarë të vesh”, thotë një prej personazheve.
Por ky skeç i është kthyer në bumerang BBC-së që është sulmuar pa fund nga shikuesit.
“Shumica e femrave xhihadiste janë marrë peng nga familjet e tyre, si mund të bëni humor me to?”, shkruan një përdorues, teksa një tjetër e përshkruan skeçin e BBC-së si “humor pa pikën e shijes dhe sjellje pa pikën e moralit”./Express/