Skema e mashtrimit me 2 milionë euro- Kush janë viktimat që denoncuan mashtruesin Jeton Mehmeti në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skema e mashtrimit me 2 milionë euro- Kush janë viktimat që denoncuan mashtruesin Jeton Mehmeti në polici

    Insajderi
    20 March 2024 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skemë e madhe e mashtrimit është kumtuar të martën nga organet e rendit në Kosovë. Një person është arrestuar për përfitimin e rreth 2 milionë eurove duke mashtruar qytetarë të ndryshëm me premtimin se do të bënte furnizimin me cigare të firmës ‘Trokadero’. Por këto furnizime nuk i bëri kurrë ndonëse parat ua mori.

    Ai është Jeton Mehmeti nga Vushtrria. Ai kishte punuar në kompaninë “Trokadero” para katër viteve si agjent i shitjes.

    Prehe e mashtrimit të tij kishin ra disa viktima të cilët kanë denoncuar rastin në Prokurori.

    Insajderi sjell emrat e viktimave të këtij rasti. Sami Jonuzi, Jeton Peci, Nazmi Pllana, Ilir Kelmendi, Ismet Zeqiri, Naim Hoxha, Ramush Salihu, Mensur Musa dhe Lavdim Kabashi, janë emart e viktimave të cilët kanë denoncuar të dyshuarin.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi dje për arrestimin e tij i cili dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 deri në vitin 2023 ka mashtruar qytetarët.

    Insajderi raportoi se i dyshuari është Jeton Mehmeti nga fshati Gumnishtë i Vushtrrisë.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës pas një hetimi disa mujor arriti të siguronte dëshmi për mashtrimin e kryer nga Mehmeti.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark