"Skema kriminale me vota", deputetja e LDK-së: Abdixhiku kërkoi denoncim në polici, asnjë kryetar nuk do ta bënte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Skema kriminale me vota”, deputetja e LDK-së: Abdixhiku kërkoi denoncim në polici, asnjë kryetar nuk do ta bënte

    Insajderi
    03 April 2025 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar raportimet për bisedat e brendshme të kryesisë së partisë, ku dyshohet për “skema kriminale” të mundshme lidhur me votat nga diaspora.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Lushaku-Sadriu tha se ky rast është diskutuar dhe përfunduar brenda strukturave të partisë dhe tashmë janë përqendruar në procese më të rëndësishme.

    Ajo sqaroi se bisedat mes anëtarëve të kryesisë kishin ndodhur më shumë se një muaj më parë dhe se ato nuk përmbajnë asgjë të jashtëzakonshme.

    Sipas saj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga çdo anëtar që ka informacione të denoncojë rastin në organet e rendit.

    “Brenda kryesisë, Abdixhiku ka kërkuar që çdo anëtar që ka të dhëna ta çojë drejtpërdrejt në polici dhe prokurori. Asnjë kryetar partie nuk do ta bënte këtë, dhe kështu e kemi përmbyllur këtë diskutim,” tha ajo.

    Për rastin e dyshuar për “skema kriminale” me vota, ka reaguar edhe vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke thënë se sulmet e sinkronizuara ndaj partisë së tij nuk janë rastësi.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark