Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH.
TIRANE- Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit është sot lajmi kryesor i ditës, gati 1 vit pasi media denoncoi fort se një aferë korruptive po luhej brenda Ministrisë së Brendshme.
Por teksa qeveria dhe zyrtarët mbyllën “veshët” përpara fakteve të palogjikshme sesi një kapele polici po tenderohej me vlerë 350 euro, sot, një lëvizje ka nisur nga SPAK.
Janë 9 persona të arrestuar, mes tyre edhe titullarja e institucionit, Edlira Naqellari, sot e shkarkuar nga detyra, ndërsa hetimi vazhdon edhe për ish-ministrat Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka. Por pse u akuzuan ata? Dosja.al risjell padinë e 7 gushtit 2020, kur Myslym Murrizi dhe Halit Valteri depozituan në SPAK kallëzimin e tyre.
Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorinë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH.
Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” shpk, e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari. Në kallëzim theksohet se procedura fiktive e tenderit për blerje e shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë, me pasojat e vjedhjes 500 milionë lekë e të dyshimit se mund të shkojë dhe në mbi 1 miliard lekë, u realizua ashtu siç e deshi ministri Lleshaj.
“Ministri Lleshaj vjen nga radhët e Forcave të Armatosura (Ushtrisë Shqiptare), me gradë ‘Gjeneral’ dhe kapelja që ka mbajtur në kokë, është nga e njëjta kompani. Ministria e Mbrojtjes është furnizuar asaj kohe nga ‘D&E SHPK’ dhe e di mirë ministri Lleshaj se një kapele ka kushtuar 350 euro copa.
Dyshohet se dhe ‘D&E’ shpk, furnitori kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes me uniforma ushtarake, e ka ofruar ministri Lleshaj”, theksojnë deputetët në kallëzim.1 / 5
Më tej, në padi thuhej se “Lleshaj akuzohej për: “Korrupsion Aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244;
“Korrupsion Aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 245;
“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248;
“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258;
“Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuar nga neni 259;
“Korrupsion Pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260.”