“Skena hollywood-iane” në Prishtinë- Disa persona zbresin nga vetura dhe nën kërcënimin e armës marrin të holla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Skena hollywood-iane” në Prishtinë- Disa persona zbresin nga vetura dhe nën kërcënimin e armës marrin të holla

    Insajderi
    09 July 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast që i ngjason filmave aksion të Hollywood-it është raportuar nga një grua në Prishtinë.

    Në raportin ditor të së mërkurës, Policia thotë se disa persona në një veturë kanë dalë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë disa të holla një gruaje, shkruan Insajderi.

    “GRABITJE- Prishtinë  08.07.2025, 10:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në rrugë është ndalur një veturë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia marrin një shumë të hollave, telefonin dhe një kartelë bankare e më pas kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia bën të ditur se prokuroria ka urdhëruar fillimin e hetimeve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark