Skena të çuditshme në BDI, Talat Xhaferi mezi e pret shiritin e kuq – lihet prapa nga akterë të partisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skena të çuditshme në BDI, Talat Xhaferi mezi e pret shiritin e kuq – lihet prapa nga akterë të partisë

    Insajderi
    07 April 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akterë të partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i janë mësyrë shiritit të kuq përgjatë një aktiviteti partiak. Mbrapa e kanë lënë kryeministrin e qeverisë teknike, Talat Xhaferi, i cili është njëherësh edhe pjesë e strukturave të larta të partisë.

    Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, teksa nuk është bërë i ditur se në çfarë eventi partiak ka ndodhur ky veprim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në fotografi përpara Xhaferit shihen Ali Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë të BDI’së duke ia zënë rrugën kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut.

    Në shkrimet e faqes zyrtare të BDI’së, aktivitetet e fundit janë hapjet e shtabeve zgjedhore nëpër komuna të ndryshme atje.

    BDI’ja në përballje me koalicionin opozitar VLEN, ka themeluar një koalicion po ashtu. Ky koalicion quhet ‘Fronti Evropian’ i përbërë nga BDI, PDSH, LP dhe PDE. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark