Skenari i ngjashëm si në Shqipëri: Kapen 119 kg me kokainë brenda bananeve në Mal të Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenari i ngjashëm si në Shqipëri: Kapen 119 kg me kokainë brenda bananeve në Mal të Zi

    Insajderi
    12 January 2022 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas Shqipërisë, një tjetër sasi droge e ardhur nga Ekuadori është zbuluar në një magazinë në Mal të Zi.

    Policia malazeze ka gjetur sot rreth 400 kilogramë kokainë në magazinën e qendrës logjistike të kompanisë “Voli”.

    Pas raportimit të menaxherëve të ndërmarrjes dhe punëtorëve është nisur hetimi dhe inspektorët kanë marrë dëshmitë e punonjësve të pranishëm.

    Siç shihet edhe në vendngjarje, inspektorët e policisë u kanë bërë thirrje punonjësve të pranishëm që të japin dëshmi për ngjarjen. Punonjësve iu ndalua kthimi në magazinë deri në përfundimin e hetimeve.

    Nga disa foto të bëra nga punëtorët, në magazinë shihet pluhur i bardhë që të kujton lëndën narkotike.

    Siç shihet në fotot e publikuara, pakot në të cilat është gjetur kokaina janë të markës së njohur “Derby”, nga Ekuadori.Rtcg shkruan se Ekuadori është kthyer në një portë të sigurt për kontrabandistët evropianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët. Midis 2017 dhe 2021, sipas raporteve të migracionit, në mal të Zi kanë hyrë 721 shqiptarë, 1053 bjellorusë, 3111 grekë dhe 192 malazezë. Sipas “Primicias”, llogaritet se 30 për qind e tyre vijnë për shkak të kontrabandës së drogës dhe janë vendosur në zonat e mbyllura të portit të Guayaquil.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark