Skenari i përgjakur i serbëve, të arrestuarit pranojnë fajin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skenari i përgjakur i serbëve, të arrestuarit pranojnë fajin

    Insajderi
    25 January 2017 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i shtetasve serb, i cili u arrestua më 16 tetor të vitit të kaluar për shkak të dyshimit se ka përgatitur sulme terroriste në natën zgjedhore në Mal të Zi, e ka nënshkruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ndërsa ish-shefin e Xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiq e pret gjykimi.

    Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Bratislav Dikiqin, sepse dyshohet se ai është koordinatori kyç i aksionit para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, pretendon gazeta e Podgoricës ’Pobjeda’.

    Grupi prej 13 vetëve kanë pranuar dënimet prej tre deri në pesë muaj burgim.

    Fjalën përfundimtare mbi marrëveshjet do ta jepë Gjykata Supreme, të cilit do t’i dorëzohen marrëveshjet me të pandehurit.

    Për shkak të pjesëmarrjes në përgatitje të sulmit terrorist në paraburgim janë Bratislav Dikiq, Kristina Hristiq, Branka Miliq, Milan Dusiq, Dragan Maksiq, Srboljub Djordjeviq, Aleksandar Curoviq, Aleksandar Aleksiç, Nikola Djuriq, Sinisa Cetkoviq, Dejan Stanojeviç, Milos Acimoviq, Ivica Matiq dhe Perica Andriq, shkruan Gazeta Metro.

    Siç pretendohet në dokumentet e Prokurorisë, grupin kriminal i cili ishte dashur që të shkaktojë gjakderdhje e kanë formuar dy shtetas rus Eduard Sirokov (45) nga Chita dhe Vladimir Popov (36) nga Kirganstaja.

    Gjatë kohës se planifikimit të sulmit ata ishin në Beograd dhe janë marrë vesh me Aleksandar Sindjeliq për detajet e aksionit i cili do të shpinte deri te gjakderdhja nëpër rrugët e Podgoricës.

    Sindjeliq ka pranuar se sipas urdhrit të tyre ai ka rekrutuar njerëzit të cilët është dashur të mblidhen para Kuvendit, shkaktojnë kaos, dhe dhunshëm të hyjnë në këtë institucion, të gjuajnë në popull, e më pas të likuidojnë kryeministrin e atëhershëm, Milo Gjukanoviq.

    Në aksion e ka përfshirë Dikiqin i cili është dashur të kontrollojë protestuesit para Kuvendit.

    Javët e ardhshme pritet ekstradimi i dy shtetasve serb Nemanja Ristic dhe Predrag Bogicevic, të cilët ngarkohen që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e sulmit terrorist.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark