Disa banorë të kontesë së Los Anxhelosit do të jenë në kushte të rrezikshme sot, pasi ajri i ndotur dhe uji i pasigurt përbëjnë një kërcënim në disa zona.
Të paktën pesë persona kanë vdekur, sipas CNN-it. Zyrtarët amerikanë presin që numri i të vdekurve të rritet pasi zjarret po vazhdojnë të përhapen në të gjithë qarkun e Los Anxhelosit, përcjell Insajderi.
Më shumë se 200,000 shtëpi dhe ndërtesa janë pa energji elektrike atje.
Tymi dhe hiri i tepërt kanë bërë që cilësia e ajrit të bjerë në disa pjesë të rajonit. Altadena e Kalifornisë ka indeksin aktual të cilësisë së ajrit prej 426, sipas të dhënave të fundit nga IQair.
Ky indeks paraqet nivele “të rrezikshme”, ose 6 nga 6 në shkallën e cilësisë së ajrit. Kjo normë ka tejkaluar Nju Delhin, një qytet i njohur për ndotjen e ajrit, përgjatë dy ditëve të fundit, sipas Worldwide Air Quality. /Insajderi.org/