Skënder Hyseni flet për rrezikun e sulmeve nga “Ujqërit e Vetmuar” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënder Hyseni flet për rrezikun e sulmeve nga “Ujqërit e Vetmuar”

    Insajderi
    05 January 2017 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet kosovare mohojnë të ketë pasur raste të reja të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme apo kthim të luftëtarëve nga ato zona. Ekspertët e sigurisë tërheqin vëmendjen te fakti se Shteti Islamik po ndryshon taktikat e veprimit pas humbjeve në Lindjen e Mesme.

    E këtë për Zërin e Amerikës e ka thënë edhe vet ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

    Ai ka folur për mundësinë e akteve personale të vetëvrasjeve të ekstremistëve që janë edhe më të zorshme të identifikohen.

    “Tash ka dalë ky fenomeni i ‘Ujqërve të Vetmuar; siç po quhen. Njerëz të ekstremizuar dhe të radikalizuar skajmërish por nuk janë të organizuar ose të lidhur me një grup”, ka thënë Hsyeni.

    Sipas tij, shteti i Kosovës ka fokusuar punën e tij edhe tek kjo formë e radikalizmit.

    “ Ne si ministri jemi fokusuar edhe në këtë fenomen që të mos na ndodhë, larg qoftë, ai ose ajo të e hedhë vetën në ajër dhe të vrasë qytetarë të pafajshëm”, ka thënë Hyseni.

    Për ministrin e Brendshëm, bashkë me evoluimin e terrorizmit duhet të evoluoj edhe lufta kundër tij dhe se Kosova është duke e bërë këtë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark