Skënder Hyseni: Kurti nuk e ka zbulu ujin e nxehët kur e tha këtë deklaratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skënder Hyseni: Kurti nuk e ka zbulu ujin e nxehët kur e tha këtë deklaratë

    Insajderi
    06 February 2022 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni ka folur për dialogun Kosovë-Serbi. Më konkretisht për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    I ftuar në InDoks, Hyseni komentoi deklaratën e Kurtit i cili vazhdimisht është shprehur kundër Asociacionit duke thënë që është kundër ‘bosnjëzimit’, gjegjësisht krijimit të një Republike serbe brenda Kosovës.

     Duke ironizuar Hyseni ka thënë se Kurti nuk e ka zbuluar “ujin e nxehtë”, sipas tij secili lider i Kosovës është kundër ‘bosnjëzimit’.

    “Po lexohet gabimisht kryeministri Kurti sepse kundër bonjëzimit të Kosovës është çdo lider në Kosovë dhe ka qenë çdo lider, nuk e ka zbulu z.Kurti ujin e nxehët, madje ai është vetëm një përsëritës i radhës e çdo Qeverie të Republikës së Kosovës që i ka edhe qeveria amerikane edhe BE-ja, as Be-ja nuk do bonjëzim të Kosovës, as Amerika nuk është për bonjëzim të Kosovës”, tha ish-kryediplomati.

    Mes tjerash, ai është shprehur se nuk i merr seriozisht deklaratat e Kurtit, teksa shton se deklarata të tilla jep për t’i ikur përgjegjësisë.

    “Kurti po bën lojë fjalësh duke ikur nga përgjegjësia e tij si kryeministër për t’u përballë me një marrëveshje të përgjithshme dhe përfundimtare po përtej deklaratave të Kurtit të cilat unë të ju them të drejtën nuk i marrë shumë seriozisht tashmë, unë po e theksojë atë që është jetike për Kosovën e jetike është që të arrihet një marrëveshje me Serbinë sa më parë që është e mundshme në mënyrë që këto dy ende të jetojnë në paqe mes veti, nuk ka alternativë tjetër, alternativa e paqes është lufta”, ka deklaruar ai.

    Dokumentari i plotë – InDoks | Zbutja e ‘Zajednicës’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark