Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR, Skender Reçica, gjatë tubimit të tyre në Prishtinë ka thënë se Prishtina tashmë ka vendosur për ndryshimet e mëdha.
“Prishtina tashmë ka vendosur për ndryshimet e mëdha në të mirë të vendit, ka vendosur për një qeverisje më të mirë për qytetarët, të udhëhequr nga simboli i kohës tonë, Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Fatmir Limaj”, ka thënë Reçica.
Tutje Reçica ka shtuar se “ne e kemi një ëndërr për Prishtinën dhe do ta bëjmë atë realitet më 6 Tetor, duke votuar NISMA’n Socialdemokrate në krye me Kryeministrin Fatmir Limaj!”. /Insajderi.com